Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Deputeti i VV-së tregon se kur do të hyjë në fuqi Ligji për Paga

Deputeti i VV-së tregon se kur do të hyjë në fuqi Ligji për Paga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Korenica, ka thënë se për Ligjin për Paga është punuar gjatë në mënyrë që çështja e rrogave për zyrtarët shtetërorë të jetë e rregulluar.

Ai vlerëson se ka qenë përkushtim i ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe tërë qeverisë që ky ligj që votua në parim të premten.

Korenic ka theksuar se shpejt pritet edhe miratimi përfundimtar dhe hyrja në fuqi.

“Ky ligj do të hyjë në fuqi në pjesën e parë të vitit 2023 – në tremujorin e parë dhe do të ndikojë pozitivisht. Me rritjen e pagave në sektorin publik do të plotësohet hapësira e krijuar si pasojë e inflacionit”, është shprehur Korenica.  /TV Arbëria 

Powered by WordPress