Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Deputeti i VV-së: Nuk i bëjmë favor Serbisë, kur të zbatohen të gjitha marrëveshjet bëhet Asociacioni

Deputeti i VV-së: Nuk i bëjmë favor Serbisë, kur të zbatohen të gjitha marrëveshjet bëhet Asociacioni

Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është tema kryesore e ditëve të fundit. Kanë qenë të parreshtura thirrjet që janë bërë këto javë.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duket se po shndërrohet tani në një lloj kushti për të, për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Se a është kusht për anëtarësimin në KiE, ka folur edhe deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha.

“Ne kemi marrëveshje me Serbinë dhe në pikën 10 thuhet se duhet zbatuar të gjitha marrëveshjet, që janë 39 në total. Ne kemi thënë se duhet të bëhet një implementim dhe të merremi vesh. Nuk ka me nxjerrë 1 marrëveshje nga 39, dhe me bë vetëm atë. Kjo s’ndodhë. Ne nuk i bëjmë favor Serbisë. Për ne është i rëndësishëm Këshilli i Evropës por jo edhe për Evropën. Asociacioni është pjesë e 39 marrëveshjeve, kur të zbatohen të gjitha ka me u zbatu edhe Asociacioni. Por nuk bëhet vetëm Asociacioni, nuk nxjerret prej marrëveshjes”, u shpreh Basha.

Basha ka thënë se është Serbia ajo që nuk po i respekton marrëveshjet.

Themes by WordPress