Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Deputeti i Vetëvendosjes e konfirmon tezën e analistit Kasolli: Takimi Kurti-Vuçiq çelës për masat sanksionuese ndaj Kosovës

Deputeti i Vetëvendosjes e konfirmon tezën e analistit Kasolli: Takimi Kurti-Vuçiq çelës për masat sanksionuese ndaj Kosovës

Gjatë ditës së nesërme pritet që kryeministri i Kosovës Albin Kurti të takohet me presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq në Bruksel, shkruan Arbëria TV.

Në lidhje me këtë takim ka pasur reagime të shumëta, si nga deputetë, analistë e njohës të kësaj çështje.

E një ndër to ishte edhe reagimi i analistit Afrim Kasolli.

Kasolli tha se heqja e saknsioneve nga BE është e lidhur direkt me dialogun Kosovë-Serbi.

“Se heqja e masave sanksionuese të Bashkimit Evropian në masë të madhe është e lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që zhvillohet në Bruksel ishte vërejtur qartë dje në rekomandimin e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell. Sepse tek pjesa lidhur me këtë proces thuhet qartë, “ se vendimi nga ana e Këshillit do të ishte sinjal politik dhe do të kontribuonte në kontekstin e balancuar në të cilin dialogu Prishtinë-Beograd, që lehtësohet nga BE-ja, mund të ecë përpara””, shkroi Kasolli.

Ndërkaq, të njejtën gjë e pohoj edhe sonte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti.

Ai ka deklaruar se takimi i nesërm midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel mund të jetë vendimtar për heqjen ose mbajtjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Agjendën nuk e di, përndryshe Kosova nuk e ka luksin që të humb mbështetjen që është ndarë për Ballkanin Perëndimor. Edhe heqja e masave konsideroj që lidhet me pjesëmarrje ose mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim të nesërm”, ka thënë Haliti sonte./Arbëria TV.

Themes by WordPress