Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka thënë se presidentit, Donald Trump nuk do t’i bie që të bashkëpunojë më me kryeministrin, Albin Kurti.
Kjo pasi sipas tij, Trump do të bashkëpunojë me Qeverinë e re, e që sipas tij do të jetë ajo në krye me Bedri Hamzën.
“Trumpit nuk do të bie që të bashkëpunojë më këtë Qeveri. Jam shumë optimist se bashkëpunimin do të ketë me z.Bedri Hamza”, ka thënë ai.
Beqa në Tëvë1 tha se kjo Qeveri nuk ka ditur që të shfrytëzojë siç duhet administratën Biden dhe ka ndikuar vëtëm në përkeqësimin e raporteve.
“Fatkeqësisht kjo Qeveri ka dështuar në të gjitha sferat, e them me përgjithësi të plotë edhe sa i përket raporteve me urat që ishin ndërtuar me vite të tëra me SHBA-të dhe shtete tjera. Kjo Qeveri nuk arriti të i forcojë, përkundrazi i pengojë forcimin e tyre, ka pasur edhe agjenda të shkatërrimit të tyre… Qeveritë tjera kanë pasur sukses. Në kohën e Trump ka arritur ta formojë ushtrinë, pastaj njohje nga Izraeli…dmth e kish agjendë Kosovën. Edhe tani e ka pasur Bideni, por ne e kemi parë se çfarë qëndrimesh ka kjo Qeveri…. Nuk kam pritur asgjë nga kjo Qeveri”, ka thënë ai.
Kandidati republikan, Donald Trump u zgjodh presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, duke shënuar një rikthim të jashtëzakonshëm.
Ai me një diferencë të madhe votash ka lënë prapa kandidaten e demokratëve, Kamala Harris.
Donald Trump pritet të inaugurohet për një mandat të ri më 20 janar të vitit 2025.