Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar pas vërshimeve që ndodhën ditët e fundit, ai ka ofruar strehim për ndonjë familje në shtëpinë e tij në Skenderaj.
Këtë njoftim ai e ka dhënë përmes një postimi në Facebook. /TV Arbëria
Postimi i plotë:
UNË DHE FAMILJA IME NË PRISHTINË OFROJMË STREHIM PËR NDONJË FAMILJE NGA SKËNDERAJ!
Së bashku me Gjakovën e Drenasin komuna e Skënderajt ka pasur më së shumti të vrarë gjatë luftës. Atëherë mbaj mend që në Prishtinë i hapnim dyert për të strehuar gra e fëmijë nga frontet e luftës.
Unë dhe familja ime të prekur thellė me vërshimet dhe dëmet në Skënderajj ofrojmė një pjesë të shtëpisë tonë në Prishtinë për ndonjë familje nga Skënderaj e cila ka nevojë për strehim si pasojë e vërshimeve.
Në katin e dytë kemi një dhomë me krevat dyshe, një banjo dhe një minikuzhinë që po besoj mund të akomodoj një çift me dy fëmijë të vegjël. Gjithashtu në katin e parë ku ne jetojmë mund të ndajnë disa hapësira të përbashkëta.
Të interesuarit mund të lajmërohen te shtabi i energjencave në Skënderaj ose të më shkruajnë privatisht në FB.
Nesër jam në vizitë në Mitrovicë, Klinë kurse gjatë vizitës në Skënderaj mund ti koordinojmë detalet.
Ftoj të gjitha institucionet e Kosovës për mobilizim gjithëpërfshirës që ti ndihmojnë financiarisht familjet e goditura nga vërshimet.
Ftoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë:, bizneset, diasporën, estradën, artistët etj që të ju dalin në ndihmë familjeve të goditura nga këto vërshime.
Dy zyrtarët e komunës së Skënderajt, Amir Lushtaku e Alban Berisha që rrezikuan jetën për të shpëtuar një çift të ngujuar nga vërshimet janë heronjtė e ri të Kosovës.
Do ta ringrisim Skënderajn.
TË GJITHË PA DALLIM ME SKËNDERAJN.