Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputet i VV-së, Dimal Basha, duke folur për tri raportet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Kosovën, ka thënë se ato duhet të trajtohen një nga një.

Basha tha se raporti i ‘Freedom House’ është goxha pozitiv për Qeverinë e Kosovës dhe ka dhënë sinjale që aty ku përmendet kryeministri Kurti thuhet se është duke u luftuar krimi e korrupsioni.

Raporti i ‘Freedom House’ është i mirë për qeverinë dhe dha sinjale që po luftohet krimi e korrupsioni nga qeveria Kurti, e për dallim nga raportet paraprake ku me emër e mbiemër i ka thirr zyrtarët e lartë shtetërorë të përfshirë në korrupsion. Këtu përfshihen president e kryeministra”, tha Basha në RTK.

Ndërkaq për raportin e DASH-it, Basha thotë se është e vërtetë që përmendet korrupsioni në qeveri, porse sipas tij, në Amerikë kur flitet për qeveri, flitet për tri shtyllat e pushtetit.

“Në Amerikë kur flet për qeveri flet për tri shtylla, pra për gjyqësorin, ekzekutivin dhe legjislativin. E kjo me qëllim po devijohet nga opozita, sepse kur flet për qeverinë nuk thotë për ekzekutivin”, tha Basha.

Sipas tij, raporti i DASH-it më shumë flet për sistemin e drejtësisë, e i cili po shqipton ndëshkime të vogla.

/TV Arbëria

Powered by WordPress