Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka bërë me dije se në qeverinë e unitetit, të cilën e ka propozuar LDK-ja, kryeministri mund të jetë nga VV-ja.
Ai ka bërë me dije se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për situatën aktuale.
Në Klan Kosova ai ka thënë se në këtë qeveri partitë do t`i vendosnin disa prioritet.
“Në këtë formë do t’i kishim vendosur disa prioritete që do të ishin zgjidhur. Një kryeministër që vjen ndoshta edhe nga radhët e VV-së, por jo në kontekstin e liderëve që e kanë krijuar një përçarje të skenës politike”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, ai ka treguar qëllimet që do t`i arrinte kjo qeveria.
“Në një qeveri që ne e kemi propozuar, qeveri të ekspertëve, ku liderët politikë do të ishin anash kësaj qeverie, normalisht të jenë të gjitha partitë politike, atëherë pas kësaj qeverie njëvjeçare, do të zgjidhej ngërçi politik që mund ta kemi me presidentin. Kemi shumë probleme edhe për sa i përket relacioneve me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur ai.