Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Deputeti i AAK-së-Kurtit: Mos i rreziko policët në veri

Deputeti i AAK-së-Kurtit: Mos i rreziko policët në veri

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka adresuar një sërë kritikash ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për situatën në veri të vendit.

Deputeti opozitar tha se Kurti po i dëgjon ndërkombëtarët vetëm pasi po krijohen tensione, të cilat sipas tij po shkojnë në favor vetëm Serbisë.

Berisha: Këshillat e ndërkombëtarëve po i dëgjon pasi po bëhet dëmi

“Kryeministër, këshillat që i ke marrë prej ndërkombëtarëve nuk po dëgjon deri sa po bëhet dëmi, por pasi po bëhet dëmi sërish po i dëgjon. Kur ju kemi fol me zë të ulët dhe kujdes nuk jemi ndje inferior dhe as më të dobët, por veç kemi dashur si vëllai-vëllait me i tregu se kjo gjendje është e jashtëzakonshme dhe e mundem me ardh deri ku është sot. Tash mendoj se kjo çështje është në pa kthim dhe zhvillimet do të tregojnë se çka ka me ndodh atje. Mirëpo insistimi për me tensionu situatën shkon në favor të atyre tjerëve”, tha ai.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Berisha kërkoi nga shefi i ekzekutivit që mos t’i rrezikon policët dhe zyrtarët e KQZ-së në veri.

Berisha: Mos i rreziko policët në veri

“Sot rikthimi i sundimit të ligjit në atë vend është shumë me rëndësi dhe fillon me stabilizimin e gjendjes në veri. Çdo tensionim i mëtutjeshëm ka për qëllim kthimin e rezolutës 1244. Unë nuk besoj se ju doni me na dërguar në atë pikë. Mos i rreziko policët dhe as ata zyrtarët e KQZ-së. Hajde po e kuptojmë situatën në veri, por çka është tensionimi në Hoqë për do venë që e ka bërë dikush. Ato kukulelet, dojke njëri me mbytë vetën e këto skena. Shumë frikësohem se kanë me bërë diçka vet për me na lënë fajin, sidomos në këtë situatë”, shtoi ai.

Në anën tjetër, kërkoi arrestim dhe dorëheqje nga përgjegjësit për humbjen e provave në rastin e Astrit Deharit.

Berisha: Duhet arrestim dhe dorëheqje për humbjen e provave

“E kam edhe një çështje për humbjen e pronave. Nuk mjafton suspendimi i atyre zyrtarëve, ata duhet të arrestohen dhe duhet dorëheqje emergjente për shkak të ndjeshmërisë së çështjet. Dëshirojmë me ditë saktë se çka ka ndodhur me rastin në tërësi. S’ka me humb provat”, theksoi ai. /TV Arbëria 

Powered by WordPress