Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Deputeti Haxhiu: Të riprocedohet në kuvend kërkesa për tërheqjen nga Trusti

Deputeti Haxhiu: Të riprocedohet në kuvend kërkesa për tërheqjen nga Trusti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta riprocedojë në Kuvendin e Kosovës kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Haxhiu ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ministri Hekuran Murati dhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, duhet të përgjigjen para qytetarëve për mos lejimin e tërheqjen së mjeteve nga Trusti.

Ai ka ngritur alarmin për rrezikimin e mjeteve në Fondin Pensional, të cilat janë të investuara në tregjet ndërkombëtare.

/TV Arbëria

Powered by WordPress