Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Deputeti gjerman: Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit

Deputeti gjerman: Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit

Deputeti gjerman, Reinhard Butikofer, e ka kritikuar qëndrimin në Kinë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në një kohë kur në Tiranë u mbajt samiti i Procesit të Berlinit.

Ai tha se me veprime të tilla, Vuçiqi po ia tregon gishtin e mesit Bashkimit Evropian.

Butikofer ka listuar si të gabuara të gjitha këto veprime të Vuçiqit, përfshirë edhe aneksin e marrëveshjes së Brukselit, që, sipas kryeministrit Kurti, kryeministrja serbe Ana Bernabiq refuzoi ta nënshkruante.

“Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit: Vuçiq preferon të shkojë në Pekin; kryeministrja serbe refuzon t’i bashkohet fotos familjare, sepse refuzon të respektojë flamurin e Kosovës; dhe, natyrisht, ata nuk duan të nënshkruajnë një marrëveshje, të cilës nuk kanë ndërmend t’i përmbahen. Gjeni gabimin”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

Ndryshe, Vuçiq, tha të martën se e zhvilloi “një bisedë të shkurtër” me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me të cilin, megjithatë, tha se “nuk pati takim dypalësh” gjatë vizitës së tyre në Pekin.

Ai nuk dha hollësi se çfarë kanë biseduar gjatë takimit të martën në kryeqytetin kinez.

Vuçiqi dhe Putini morën pjesë në forumin ndërkombëtar të iniciativës kineze “Belt and Road” në Pekin.

Kjo është hera e parë që ata takohen në të njëjtin vend qëkur Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në mars të vitit 2022.

/TV Arbëria

Powered by WordPress