Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham, i ka reaguar emisarit të SHBA-së, Gabriel Escobar, pasi ky i fundit ka thënë se janë edhe dy kushte të tjera për Kosovën që të pranohet në Këshillin e Evropës.
Abrahami i cili është edhe pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka thënë se “ne vlerësojmë shqetësimet e Escobar, por mund ta sigurojmë atë se Asambleja Parlamentare do të vendos në mënyrë të pavarur për kriteret e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe do të vlerësojë përmbushjen e tyre”.
Deputeti gjerman ka thënë se “SHBA-ja s’do t’i përmbushte këto kritere “për shkak të dënimit me vdekje”.