Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Deputeti Burim Ramadani uron Ditën e Falënderimeve nga kampi Bondsteel

Deputeti Burim Ramadani uron Ditën e Falënderimeve nga kampi Bondsteel

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka uruar për Ditën e Falënderimeve nga kampi Bondsteel ku u ftua për të shënuar këtë festë.

“Sot, me shumë kënaqësi pranova ftesën që të bashkohem në drekën e Ditës së Falënderimeve me ushtarët amerikanë në kampin Bondsteel. Momente të ngrohta, biseda të këndshme dhe respekt i plotë”.

Ai shprehi mirënjohje “të sinqertë për të gjithë ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë, larg familjeve të tyre”.

“Happy Thanksgiving”.