Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > ​Deputetët mblidhen sot në seancë konstituive për të 44-tën herë

​Deputetët mblidhen sot në seancë konstituive për të 44-tën herë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, më 9 korrik, në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Ky është tentimi i 44-të që prej pesëmbëdhjetë prillit kur ka nisur seanca konstituive.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt por ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit.

Deri më tash janë bërë 43 përpjekje, të pasuksesshme, për konstituim.

Procesi ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun.