Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Deputetët kosovarë në Gjermani për të marrë pjesë në takimet në kuadër të Procesit të Berlinit

Deputetët kosovarë në Gjermani për të marrë pjesë në takimet në kuadër të Procesit të Berlinit

Deputetët e Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani dhe Agon Batusha, si dhe ajo e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, kanë nga Komisioni për Integrime Evropiane, kanë marrë pjesë në në takime me përfaqësues e zyrtarë të BE-së, në Berlin, të angazhuar në kuadër të Procesit të Berlinit.

Deputetja e pozitës, Fjolla Ujkani, tha se Kosova është pjesëmarrëse aktive aktive në të gjitha proceset që dalin nga Procesi i Berlinit për të afruar vendin më afër BE-së.

“Së bashku me deputetët Agon Batusha dhe Blerta Deliu – Kodra nga Komisioni për Integrime Evropiane, dhe me Komisionet për çështje të integrimeve evropiane nga vendet e Ballkanit Perëndimor, kemi marrë pjesë në takime me përfaqësues e zyrtarë të BE-së, të angazhuar në kuadër të Procesit të Berlinit. Republika e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht, dhe është pjesëmarrëse aktive në të gjitha proceset që dalin nga Procesi i Berlinit, të gjitha këto në funksion të ofrimit të vendit tonë më afër BE-së, më shpejtë e më sigurt”, ka shkruar ajo. /Express/