Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Deputetët e PD’së sot shkojnë në Parlamentin shqiptar me logon e UÇK’së

Deputetët e PD’së sot shkojnë në Parlamentin shqiptar me logon e UÇK’së

Deputetët e Partisë Demokratike kanë shkuar në Parlamentin shqiptar sot me logon e UÇK’së ngjitur në kostumet e tyre.

Ata kanë vendosur stemën e UÇK-së, kjo pas vendimit të një dite më parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë për të lënë në burg liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata gjithashtu kanë vendosur edhe një foto të Belinda Ballukut në dyert e Kuvendit. Në foto ajo shfaqet krah Ron Yeffet, ndërsa punonjëset e Kuvendit mundoheshin ta fshinin.