Blog Post

Arbëria TV > Lajme > PDK me aksion në Kuvend, vendos fotografinë e Kurtit me ambasadorin: “Unë i besoj Martin B€ri$hajt”

PDK me aksion në Kuvend, vendos fotografinë e Kurtit me ambasadorin: “Unë i besoj Martin B€ri$hajt”

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur në Kuvend, në vendin ku ulet Kryeministri Kurti një pankartë ku shihet ai me ambasadorin Martin Berishaj. Në pankartë shkruhet “Unë i besoj Martin B€ri$hajt”.

Në mbiemrin e ambasadorit janë vendosur simbolet e parave, duke lënë të nënkuptohet se interesi i Kurtit ndaj Berishajt është financiar.

Kjo për të kritikuar mos reagimin e Kurtit për ketë rast.

PDK-ja disa herë ka kërkuar shkarkimin e Berishajt nga pozita e ambasadorit, por ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pati thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodh derisa nuk vërtetohen pretendimet e medias sllovene ndaj tij.

/TV Arbëria