Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i kanë lejuar anëtarët e Listës Serbe që të nënshkruhen në seancën e sotme plenare.
Sipas tyre këta deputet nuk kanë të drejtë që të vinë më në Kuvend, derisa deputeti, Halil Thaçi ia përmend edhe vrasjes e policit të Kosovës, Afrim Bunjakut.
Deputetët e LVV-së, po ashtu ia kanë përmendur edhe kryeterroristin, Millan Radoijçiqin.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se janë duke i përdorur paratë e taksapaguesve.
Ai ka kërkuar nga anëtarët e Listës Serbe që ta lirojnë Kuvendin.
“Kuvendin e Kosovës vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve, në anën tjetër e luftoni, me të vërtetë e patolerueshme se në Kuvendin e Kosovës si sjellje, një herë në gjashtë muaj vini në Republikën e Kosovës me çdo mjet që keni, shkoni edhe i rrini gatitun shefit tuaj Radoiçiqit dhe vini këtu dhe keni guxim me ardh në Kuvendin e Kosovës, turp të keni ndërpritet kjo seancë dhe iu kërkoj ta lironi Kuvendin”, ka deklaruar ai./tëvë1/