Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Deputetët e Kosovës përformojnë më mirë në futboll, mposhtin Shqipërinë 5 me 0

Deputetët e Kosovës përformojnë më mirë në futboll, mposhtin Shqipërinë 5 me 0

Ka përfunduar ndeshja e futbollit mes deputetëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë

Kosova ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5 me 0.

Selmanaj  shënon golin e 5’të për Kosovën, Shqipëria mbetet me 0

Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes futbollisitke mes deputetëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

Në minutat e parë të fillimit të ndeshjes gol ka shënuar deputeti Mergim Lushtku.

Pas tij gol për Kosovën ka shënuar edhe deputeti Mefail Bajqinovci.

Deputeti nga LDK, Driton Selmanaj ka quar epërsinë në 5 me 0 në favor të Kosovës

Aktualisht Kosova është në epërsi 4 me 0.

Deputetët kosovar më të përgatitur në fushë, Dimal Basha shënon gol  

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes futbollisitke mes deputetëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

2:0 është rezultati në favor të Kosovës. Duket që deputetët kosovarë janë më shumë të përgatitur në fushë se ata shqiptarë.

Golin e fundit i Kosovës është shënuar nga deputeti Dimal Basha.

Ky aktivitet është duke u mbajtur në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit.