Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Depresioni mund ndikojë në humbjen e kujtesës dhe anasjelltas

Depresioni mund ndikojë në humbjen e kujtesës dhe anasjelltas

Depresioni mund të kontribuojë në humbjen e kujtesës dhe anasjelltas, sipas ekspertëve që studiuan rreth 8200 britanikë gjatë dy dekadave.

Ekipi zbuloi se një “ndryshim linear në simptomat depresive” kontribuoi në humbjen e përshpejtuar të kujtesës në grupin e studimit, i cili përbëhej nga njerëz të moshës 50 vjeç e lart, me një moshë mesatare 64 vjeç.

Pjesëmarrësit u anketuan çdo vit midis 2002 dhe 2019, duke përdorur masa të tilla si testet e kujtesës si dhe një format vlerësimi të simptomave të depresionit të ofruar nga Qendra për Studime Epidemiologjike.

Por nuk është vetëm depresioni që ndikon në kujtesën, duket se është edhe e kundërta, thonë studiuesit në një punim të botuar nga Shoqata Mjekësore Amerikane.

“Një ndryshim më i shpejtë në kujtesë është gjithashtu i lidhur reciprokisht me një ndryshim më të shpejtë të simptomave të depresionit me kalimin e kohës,” sipas një ekipi britaniko-amerikan shkencëtarësh dhe mjekësh nga University College London.

Powered by WordPress