Deponohen në KQZ peticionet për 4 komunat në Veri, KQZ: Do t’i verifikojmë listat në përputhje me ligjin
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se tashmë për të katër komunat veriore janë deponuar peticionet dhe nënshkrimet e mbledhura.
Pas Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, Elezi ka konfirmuar për Express se sot kanë pranuar dokumentacionin e peticionit edhe nga Zubin Potoku.
Ai ka thënë se në përputhje me ligjin, KQZ do të verifikojë listën e nënshkrimeve, më konkretisht nënshkruesit që janë qytetarë me të drejtë vote në komunën përkatëse.
“Mund t’ua konfirmoj se gjatë ditës së sotme kemi pranuar edhe kërkesat për verifikim të nënshkrimeve të mbledhura në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq. Ndërkaq, siç kemi njoftuar, më parë kemi pranuar edhe kërkesën të njëjtë edhe nga Zubin Potoku.
KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejt vote në komunën përkatëse”, ka thënë Elezi.
Pragu për t’u konsidueruar i suksesshëm një peticion është 20% e nënshkrimeve të qytetarëve që kanë të drejtë vote në komunën përkatëse.
Pas kësaj, KQZ me pas organizon votimin për shkarkim, e për të cilin duhet të votojnë më shumë se gjysma e votuesve të regjistruar në atë komunë.