Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Deponia ilegale e bërllokut në Kodër të Trimave sjell qen endacakë, banorët në rrezik (VIDEO)

Deponia ilegale e bërllokut në Kodër të Trimave sjell qen endacakë, banorët në rrezik (VIDEO)

Banorët e lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë, po përballen tash e sa kohë me një deponi ilegale, nga sjelljet e mbetjeve inerte nga qytetarë të ndryshëm.

Më shumë se mbeturinat, këta kanë edhe një hall tjetër – atë të qenve endacakë, që tashmë si duket këtë deponi e kanë shndërruar në strehë, raporton “Ju Flet Prishtina”.

Sipas banorëve, krejt ky bërllok vjen nga qyteti, e që po del të jetë një shqetësim për të gjithë, veçmas për ata që jetojnë pak më afër hapësirës, tashmë deponi.

Siç thonë këta të fundit, një burim tjetër i ndotjes në këtë hapësirë janë edhe mbetjet nga kafshët e therura, ndërsa tregojnë gjithashtu se problemin e kishin adresuar edhe tek Komuna e Prishtinës, por pa asnjë rezultat.

Meqë nuk pati intervenim, banorët ishin munduar të bëjnë zgjidhje vetë, duke djegë mbeturinat e duke vendosur një rrethojë, si shenjë për të mos sjellë bërllok më – por e gjitha në vesh të shurdhër.

Për gjithë këtë situatë, për emisionin “Ju Flet Prishtina”, nëpërmjet një përgjigje me shkrim, Dukagjin Gashi, shef i sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Prishtinës, tregoi se sikur në rrugën “Xhavit Berisha”, janë edhe në disa rrugë tjera që janë krijuar deponi të tilla, porse Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me largimin e tyre dhe se puna do të fillojë qysh në pranverë. /Klankosova.tv