Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka përditësuar për të ardhmen e sulmuesit të Barcelonës dhe Kombëtares së Holandës, Memphis Depay.
Bëhet e ditur se Depay nuk ka më dyshime për klubin e tij të ardhshëm, dhe dëshiron që ta vazhdojë të ardhmen në La Liga.
Depay dëshiron që t’i bashkohet Atletico Madridit që prej se kanë filluar bisedimet me Barcelonën, ku thuhet se kushtet personale nuk do të jenë problem.
Pika kyçe e kësaj marrëveshjeje qëndron ende te bisedimet mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Nuk do të jetë e lehtë që të ketë një zgjidhje por bisedimet po vazhdojnë.