Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Departamenti i Shtetit e përmend rastin Dehari: Hetimet po vazhdojnë, mostrat e tij u zhdukën

Departamenti i Shtetit e përmend rastin Dehari: Hetimet po vazhdojnë, mostrat e tij u zhdukën

Departamenti amerikan i shtetit ka publikuar raportin vjetor në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriu në Kosovë.

Në këtë raport që përshkruan zhvillimet në vitit 2022, përveç kritikave për korrupsion e mostransparencë, përmendet edhe rastin i Astrit Deharit, aktivist të LVV-së. Në raport e tyre, DASh përmend se hetimet për rastin Dehari, nëse i njëjti është vrarë apo vetëvrarë, po vazhdojnë ende.

“Hetimi për vdekjen e aktivistit të Partisë Vetëvendosje në vitin 2016, Astrit Dehari, ka mbetur në vazhdim. Dehari është arrestuar me dyshimin për përfshirje në një sulm në parlament. Autoritetet hetuan nëse Dehari kreu vetëvrasje, ndërsa anëtarët e familjes së tij dhe përfaqësuesit e Partisë Vetëvendosje pretenduan se ai ishte vrarë për shkak të aktivizmit të tij politik”, shkruan DASh.

Tutje, aty përmenden edhe zhvillimet fundit në lidhje me këtë rast, si p.sh. zhdukja e mostrave të gjakut e urinës.

“Në gusht, familja e Deharit pohoi se kishte prova se Dehari ishte sulmuar para vdekjes së tij dhe kërkuan zëvendësimin e prokurorit kryesor. Në shtator, një raport i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë zbuloi se zyrtarët kishin qasje të pahijshme dhe kishin ndarë regjistrimet e kamerave nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, duke shkelur kërkesat për mbrojtjen e të dhënave. Si kundërpërgjigje, në shtator qeveria suspendoi ish-drejtorin e Departamentit për Operacione, Siguri dhe Transport të të Paraburgosurve, ish-drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Prizren dhe kryeinspektorin e Inspektoratit të Drejtësisë. Në dhjetor, ministri i drejtësisë njoftoi se mostrat e gjakut dhe urinës së Deharit ishin zhdukur nga Laboratori i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Më pas, Ministria e Drejtësisë pezulloi katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, përfshirë zëvendësdrejtorin”, përfundon pjesa për rastin Dehari në raportin e DASh.

/TV Arbëria

Powered by WordPress