Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Teknologji > ‘Departamenti i pastrimit’ i Ferrarit shkatërroi tre vetura të falsifikuara, mijëra bluza, orë

‘Departamenti i pastrimit’ i Ferrarit shkatërroi tre vetura të falsifikuara, mijëra bluza, orë

Si një nga markat më të njohura në botë, Ferrari monitoron me kujdes situatën në treg dhe gjithçka që mban logon e markës dhe nuk prodhohet zyrtarisht. Suksesi i Ferrarit do të thotë që emri dhe logoja e tij janë tërheqëse për ata që prodhojnë mallra të falsifikuara, nga bluzat e deri te veturat.

Por marka italiane ka një qëllim të qartë, të gjejë të gjitha falsifikimet dhe t’i shkatërrojë ato. Siç u raportua së fundmi në Twitter/X, Ferrari ishte përgjegjës për shkatërrimin e më shumë se 400 mijë kopjeve të paligjshme vitin e kaluar.

Midis tyre kishte më shumë se 100 mijë veshje, 17,438 palë këpucë dhe afër 70 mijë orë dore dhe 30,161 kopje të parfumeve Ferrari. U shkatërruan 800 skuter imitues – madje edhe tre vetura false.

Në fund të vitit 2023, marka nisi një program shpërblimi për njerëzit që gjejnë dhe raportojnë falsifikime.

Madje ka një seksion të veçantë në faqen e internetit të Ferrarit që ju lejon të dërgoni informacione për falsifikimet.

Theksojmë se fotografinë (kryesore) që po e shihni tregon një Ferrari 360 Modena të shkatërruar, dhe kjo është një pasqyrë e mallrave të konfiskuara dhe të shkatërruara.

Themes by WordPress