Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Departamenti i Drejtësisë akuzon Tik-Tok-un se grumbulloi të dhëna mbi pikëpamjet e amerikanëve

Extra AL PVC

Departamenti i Drejtësisë akuzoi të premten kompaninë Tik-Tok se ka mbledhur informacion për përdoruesit amerikanë lidhur me pikëpamjet e tyre për çështje si kontrolli i armëve, aborti dhe feja.

Përfaqësuesit ligjorë të qeverisë shkruan në dokumentet e depozituara në Gjykatën e Apelit në Uashington se Tik-Toku dhe kompania mëmë me qendër në Pekin, ByteDance, përdorën një sistem të brendshëm të quajtur Lark për të bërë të mundur që punonjësit e Tik-Tokut të flisnin direkt me inxhinierët e ByteDance-it në Kinë.

Sipas zyrtarëve federalë, punonjësit e rrjetit Tik-Tok përdorën sistemin Lark për të dërguar të dhëna të ndjeshme mbi përdoruesit amerikanë, informacion që po ruhet në serverat kinezë dhe në të cilin kanë qasje punonjësit e kompanisë ByteDance në Kinë.

Vitin e kaluar gazeta “Wall Street Journal” raportoi se Tik-Tok kishte gjurmuar përdoruesit që kishin parë përmbajtje lidhur me komunitetin LGBTQ.

Dokumentet e depozituara sot në gjykatë shënojnë aktin e parë të rëndësishëm të qeverisë në përballjen ligjore mbi të ardhmen e platformës së medias sociale e cila përdoret nga më shumë se 170 milionë amerikanë.

Sipas një ligji të nënshkruar nga Presidenti Joe Biden në prill, kompania mund të përballet me ndalim të përdorimit brenda pak muajve, në rast se nuk shkëput marrëdhëniet me kompaninë ByteDance./VOA/

spot_img

Të fundit

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që...

Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime në Shqipëri edhe në shtator

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me...

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda territorit të Serbisë si reagim ndaj mbylljes së komunave paralele në Veri. Ai ka thënë se...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat maksimale 29C deri 32C. Nga dita e hënë përkeqësim i motit, me të reshura shiu...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që pritej ta fitonim dhe atë për dy arsye kryesore; Sepse jemi ekip më e mire...