Nuk ka vend në shoqëritë demokratike për taktika të pista kundër qytetarëve, sikurse ato që janë përdorur ndaj Edward Joseph, shkroi në Twitter Departamenti amerikan i Shtetit për Evropën dhe Azinë.
Përveç këtij njoftimi, Joseph e publikoi edhe deklaratën ku ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë akuza serioze dhe të pabaza ndaj tij gjatë një paraqitjeje të ligjerit serb në një televizion në Serbi më 30 dhjetor.
Departamenti amerikan i Shtetit shtoi se zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë llogaridhënien dhe transparencën.
Smear tactics against private citizens, like those used against @edwardpjoseph, have no place in democratic societies. Independent voices and civil society organizations promote accountability and transparency. We value those building a peaceful society in the Western Balkans. https://t.co/uJpm7xTZII pic.twitter.com/9D6r2HxfdS
— DoS Europe and Eurasia (@StateEUR) January 9, 2023
“Ne vlerësojmë ata që ndërtojnë shoqëri paqësore në Ballkanin Perëndimor”, tha DASH-i.
Ky postim në Twitter u shoqërua me një fotografi të Josephit me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar.
On 30 December, President @avucic forcefully alleged on Serbian TV that I am an Albanian agent, “getting lots of Albanian cash”, only a portion of which I report as income. 🧵 1/ https://t.co/LT6oKao6pe
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) December 31, 2022
Çfarë tha Vuçiqi?Më 30 dhjetor, gjatë një paraqitjeje në televizionin Prva, Aleksandar Vuçiq, e quajti Edward Josephin, – ligjërues në Universitetin Johns Hopkins dhe ish-kreu i misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – “bot shqiptar” lidhur me atë që Joseph kishte deklaruar një ditë më parë në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë.
Duke e quajtur “bastard” Josephin, Vuçiq po ashtu deklaroi për televizionin serb se ky ekspert i Ballkanit merr “shumë para nga lobi shqiptar”. Presidenti serb nuk ofroi dëshmi për këto pretendime.
Çfarë tha Joseph në intervistë dhe pas deklaratës së Vuçiqit?Gjatë intervistës për REL-in, mes tjerash, Joseph potencoi se sa i përket barrikadave të ngritura nga një grup i serbëve lokalë në veri të Kosovës, që bllokuan rrugët për pothuajse tri javë, Vuçiq “po manipulonte Shtetet e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian”.
Ai po ashtu tha se qetësia në Kosovë, pas heqjes dorë nga barrikadat, do të zgjasë “deri kur Aleksandar Vuçiqi të vendosë se i duhet një krizë e re në Kosovë”.Pas akuzave të Vuçiqit, Joseph shkroi në Twitter se ato janë “krejtësisht të rreme” sa i përket lidhjeve të pretenduara financiare mes tij dhe “lobit shqiptar”.
Instead of placating a figure who defies his country’s obligations as an EU candidate – on the most serious crisis in Europe since WWII – it’s past time to hold @avucic accountable. 6/
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) December 31, 2022
“Alekskandar Vuçiq nuk ka dëshmi për t’i mbështetur këto akuza serioze sepse lidhje të tilla nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë. Qëndrimet e mia janë produkt i dhjetëra viteve në terren – në të gjitha konfliktet në Ballkan, përfshirë edhe vitet e luftës”, shkroi Joseph.
Ai shtoi se duke e ofenduar dhe sulmuar personalisht atë, Vuçiq tregoi edhe një herë karakterin e tij.“‘Nepristojan’ është një fjalë e sjellshme serbe për sjelljen ngacmuese të Vuçiqit. Diplomatët duhet të respektojnë zyrën e presidentit serb. Banorët? Jo dhe aq”, theksoi Joseph. /REL
/TV Arbëria