Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dënohet me 30 vjet burgim për vrasje të rëndë, kurse tre të tjerë me tetë vjet

Dënohet me 30 vjet burgim për vrasje të rëndë, kurse tre të tjerë me tetë vjet

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarve L.S, A.S, I.S dhe ndaj një të mituri të akuzuar për “Vrasje të rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

I akuzuari L.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej  tridhjetë vjet  për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari A.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesë vjet burgim, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, i cili  dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Ndërsa, i akuzuari A.S. është liruar për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

I akuzuari I.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 e 4 muaj, për veprat penale “Sulmi dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I mituri është shpallur fajtor për veprën penale” Lëndim i lehtë trupor”, dhe gjykata i shqiptoj masën e dërgimit në institucion edukativo-korrektues në kohëzgjatje prej tetë muaj. Ndërsa, i mituri është liruar për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

Të akuzuarve L.S, I.S dhe A.S do iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa të akuzuarit L.S, i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri, por  jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me burgim prej 30 vite.