Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dënimi i ish-krerëve, djali i ish-ushtarit të UÇK-së: Jo në emër tim, as të babait tim me 9 plagë në trup dhe 34 copa nga minahedhësi serb

Dënimi i ish-krerëve, djali i ish-ushtarit të UÇK-së: Jo në emër tim, as të babait tim me 9 plagë në trup dhe 34 copa nga minahedhësi serb

Djali i ish-ushtarit të UÇK-së, Milot Krasniqi, i ka dërguar një mesazh Gjykatës Speciale pas verdiktit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përveçse me vendimin, Krasniqi ka shprehur pakënaqësit e tij edhe ndaj frazës së përdorur në lëximin e vendimit, ku të njëjtit u dënuan “në emër të popullit të Republikës së Kosovës”.

“Meqë Gjykata Speciale nuk i sheh postimet tona, sot iu drejtova me email, që ta dijë qartë se drejtuesit e UÇK-së nuk u shpallën fajtorë në emrin tonë. Jo në emrin tim. Babai im mbart ende në trup 9 plagë dhe 34 copa nga minahedhësi serb. Sot, një aktgjykim u shpall “në emër të popullit të Kosovës”. Por unë jam biri i këtij populli. Jam biri i atij babai. Dhe e them me zemër të plagosur, por me kokë lart: Jo në emrin tim. Kurrë në emrin tim”, tha ai.