Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dënimet në fushatë: PZAP gjobit partitë me mbi 26 mijë euro

Dënimet në fushatë: PZAP gjobit partitë me mbi 26 mijë euro

Partitë politike në zgjedhjet e 7 qershorit janë gjobitur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për shkelje gjatë fushatës, përfshirë përdorimin e të miturve dhe vendosjen e posterëve në hapësira të palejuara.

Sipas KDI-së, gjobat kanë arritur në mbi 26 mijë euro, ku më së shumti është dënuar Lëvizja Vetëvendosje, e ndjekur nga LDK, AAK dhe Lista Serbe.

Zyrtarë të PZAP-së theksojnë se përdorimi i fëmijëve në fushatë është i ndaluar dhe përbën shkelje të rregulloreve zgjedhore, ndërsa shtohet se fushata këtë herë ka qenë më e qetë krahasuar me zgjedhjet e kaluara.