Komision anti-dhunë ka marrë një vendim exemplarë në rastin e lojtarit të Real Madrid Vinicius Junior, pas thirrjeve raciste ndaj lojtarit. Një tifoz emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka përdorur profilin e tij në X për ofendime dhe sharje raciste ndaj Vinicius Junior.
Dënimi i shpallur nga komisioni përfshinë: ndalim e hyrje në stadium për një periudhë dy vjeçare dhe një gjobë financiare prej 60.001 euro.
Kujtojmë se Vinicius, që është kandidati kryesor për të fituar topin e artë, ballafaqohet me thirrje raciste gati në çdo stadium të Spanjës.