Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dëmtoi veturat zyrtare, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Dëmtoi veturat zyrtare, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Rahovec, pasi i njëjti kishte dëmtuar gomat e veturave zyrtare.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi që i njëjti kishte dëmtuar me mjet të mprehtë gomat e dy veturave zyrtare. Pas kryerjes së veprës penale, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet. Rreth orës 22:30 patrulla policore kishte arritur që ta arrestojë të dyshuarin e lartcekur”, bëhet e ditur në një njoftim.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

/TV Arbëria