Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dëmtoi ulëset sportive, arrestohet i mituri në Lipjan

Dëmtoi ulëset sportive, arrestohet i mituri në Lipjan

Është  arrestuar një  person që dyshohet se bashkë me disa persona tjerë të mitur i kanë  dëmtuar ulëset në një fushë sportive në shkollën e fshatit Gadime të Lipjanit.

 

Arrestimi i të miturit është konfirmuar nga policia e Kosovës për medie.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i nëjjti në bashkëveprim me disa persona tjerë të dyshuar meshkuj kosovarë- të mitur, i kanë dëmtuar ulëset-plastikën në dusahën e sportit të shkoillës fillore të fshatit. I njjëit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Për rastin pati reaguar edhe kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.