Kabllot e ISP Broadcast janë dëmtuar sërish në fshatin Pagarushë të Malishevës, duke lënë mbi 200 klientë pa shërbime të internetit.
Kompania ka bërë të ditur se rasti nuk është i izoluar dhe ka kërkuar nga organet kompetente hetim urgjent për identifikimin e autorit.
Për informacione që çojnë në identifikimin e personit përgjegjës, ISP Broadcast ka ofruar shpërblim prej 10 mijë eurosh.