Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Dëmtimi i De Jongut, Koemani thumbon Barcelonën

Dëmtimi i De Jongut, Koemani thumbon Barcelonën

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, e ka konfirmuar që Frenkie de Jong nuk do të marrë pjesë në Euro 2024.

Mesfushori i Barcelonës u mundua që të rikuperohej në kohë për këtë garë, por lëndimi i para dy muajsh sa luante me klub duket të mos i ketë kaluar.

E për këtë, Koemani, ish-lojtar dhe ish-trajner i Barcelonës, e ka thumbuar këtë klub për mënyrën se si e kanë menaxhuar situatën e De Jongut.

“Ai e ka një histori me këtë lëndim. Klubi i tij kishte vendosur që të rrezikonte, dhe tani ky është çmimi të cilin po e paguajmë”, ka thënë Koemani për mediat.