Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Demonstratat e dhunshme, kryeministri britanik akuza ekstremit të djathtë: Janë banditë

Demonstratat e dhunshme, kryeministri britanik akuza ekstremit të djathtë: Janë banditë

Keir Starmer ka dënuar atë që e quajti “grup i së djathtës ekstreme” në formën e demonstratave të dhunshme. Duke folur me gazetarët në Downing Street, kryeministri britanik tha se të përfshirët në demonstratat e dhunshme do të dënohen sipas ligjit.

“Do të pendoheni që keni marrë pjesë”, u tha ai të përfshirëve në trazira. “Nuk ka asnjë justifikim për marrjen e këtij veprimi”, shtoi më tej.

Ai tha se njerëzit në këtë vend “kanë të drejtën të jenë të sigurt” , por megjithatë “ne kemi parë komunitetet myslimane të shënjestruar… dhe përshëndetjet naziste në rrugë”.

“Unë nuk kam turp ta quaj me emrin që ka… banditët e ekstremit të djathtë,” tha Starmer.

Powered by WordPress