Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Demhasaj: Osmani me vetëdije ka qëndruar për katër vjet nën “gëzhojën” e Kurtit, reflektimi i vonë nuk e shpërlan

Demhasaj: Osmani me vetëdije ka qëndruar për katër vjet nën “gëzhojën” e Kurtit, reflektimi i vonë nuk e shpërlan

Analisti i politikës, Arton Demhasaj, ka komentuar adresimin vjetor të presidentes, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.Demhasaj ka thënë se presidentja Osmani me dëshirë për katër vite ka qëndruar nën “gëzhojën” e Albin Kurtit.

Ai ka thënë se reflektimi i presidentes është i vonë dhe se “nuk e shpërlan”.

“Të qëndrosh brenda një “gëzhoje” nuk është imponim. Është zgjidhje. Një zgjidhje të tillë e ka bërë Presidentja Vjosa Osmani me vetëdije, duke qëndruar për katër vjet nën “gëzhojën” e Albin Kurtit, duke heshtur kur duhej të fliste dhe duke u “nënshtruar” kur duhej të udhëhiqte. Konkretisht, asnjë fjalë për dështimin në politikën e jashtme, asnjë fjalë për dështimin në politikën e brendshme. Reflektimi i vonë është vetëm simbolik. Nuk e shpërlan.” – ka shkruar ai në Facebook.

Powered by WordPress