Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër i mandatuar, Albin Kurti, ka deklaruar se “është helmuar atmosfera politike në vend”, duke përmendur xhelozinë dhe inatin si arsye që po e vështirësojnë formimin e qeverisë.
“Është helmu atmosfera, ka shumë xhelozi e inat”, tha Kurti, duke folur për negociatat dhe mundësinë e koalicioneve.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar anëtari i AAK-së, Arton Demhasaj, i cili përmes një postimi në Facebook e ka quajtur Kurtin “gjarprin më helmues të skenës politike”.
“Kur gjarpri më helmues i skenës politike flet për ‘helmim të atmosferës’! Ironi që s’e shpëlajnë as 100 fjalime patriotike”, shkroi Demhasaj.