Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dembeli, paaftësi në planifikim apo shpërfillje e nevojave të vendit, mos shpenzimi i mjeteve të planifikuara për investime kapitale nga pushteti?

Dembeli, paaftësi në planifikim apo shpërfillje e nevojave të vendit, mos shpenzimi i mjeteve të planifikuara për investime kapitale nga pushteti?

Shkruan Afrim Kasolli

Para pak dite, instituti GAP me anë të një analize mbi shpenzimet e buxhetit, tregoi se edhe këtë vit Kosovën e ka veçuar shpërputhja ndërmjet mjeteve të dedikuara në Ligjin për Buxhetin për shpenzimet kapitale si dhe mos implementimin e tyre. Sipas ndarjeve buxhetore për vitin 2024, rreth 809 milionë euro ishin dedikuar për këtë kategori të shpenzimeve buxhetore nga shuma totale e 3.3 miliardë euro. Kurse, për vitin 2025, janë projektuar 930 milionë nga buxheti total i shtetit prej 3.5 miliardë eurove. Natyrisht, jo vetëm në këtë vit, por gjatë gjithë mandatit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje kategoria e subvencioneve dhe transfereve e ka zënë vendin e parë në shpenzimin buxhetit.

Ndërkohë, sipas mediumit, Evropa e Lirë, “në katër vjetët e kaluara, nën qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, ishin ndarë gjithsej mbi 3 miliardë euro për projekte kapitale. Por që prej tyre u shpenzuan vetëm 1.6 miliard”. Por, ky sindrom thuajse i ka karakterizuar edhe qeverisjet e kaluara. Kështu sipas raportit të përpiluar nga Instituti për Studime të Avancuara Gap, me titull “Projektbuxheti 2025 – Analizë e të hyrave dhe shpenzimeve”, thuhet se efikasiteti në mbylljen e investimeve nga viti 2016 deri më 2023, ishte i ulët. Kështu sipas këtij hulumtimi, ndonëse për vitin 2025, janë buxhetuar rreth 927.8 milionë euro për investime kapitale” nuk duhet t krijohet iluzioni se bëhet fjalë për projekte të reja. Përkundrazi, “nga 833.6 milionë euro apo 90% janë planifikuar për vazhdimin e projekteve të mëhershme dhe rreth 94.2 milionë euro apo 10% janë planfikuar për projekte të reja kapitale. Kurse 75% (699.4 milionë euro) e gjithsej investimeve kapitale janë të buxhetuara për nivelin qendror, ndërkaq 25% (230.9 milionë euro) për nivelin lokal. Krahasuar me vitin 2024, në vitin 2025 investimet kapitale janë rritur për 71.1 milionë euro apo 8%” .

Pra siç shihet nga këto të dhëna, 90 % e atyre që planifikohen tw investohen për vitin 2025, janë kryesisht pasojë e dështimit të autoriteteve qendrore dhe lokale për t’i investuar ato që i kanë planifikuar në vitet parapake. Kështu nga “analizimi i të dhënave të prezantuara në projektbuxhetin e vitit 2025, dallohet se numri i projekteve të bartura nga viti në vit vazhdon të jetë i lartë. Aktualisht, 264 projekte kapitale apo 25.5% e projekteve në nivelin qendror janë projekte që kanë filluar gjatë periudhës 2008-2019, e të cilat nuk kanë përfunduar ende, dhe që në buxhetin e vitit 2025 marrin 258 milionë euro”

Mjerisht, kjo “tejzgjatje e kohës së realizimit të investimeve kapitale, pamundëson adresimin e nevojave të tanishme infrastrukturore, avancimin e teknologjisë, etj” Dhe kjo “dinamike e ulët e investimeve kapitale, pashmangshëm se ka kosto ekonomike, sepse i zvogëlon ndryshimet e domosdoshme në këtë sektor. Pra, “fondet e pashfrytëzuara të buxhetit për investime kapitale në Kosovë nga viti 2016 deri në vitin 2023 tregojnë një trend rritës, duke qëndruar kryesisht në mbi 200 milionë euro në vit”.

Kështu, shprehur më përqindje, sipas këtij Instituti në vitin 2016 u shpenzuan 86% e mjeteve te alokuara për këtë kategori, në vitin 2017, 37%, në vitin 2018, 79%, në vitin 2019, 67%, në vitin 2020 53 %, në vitin 2021 68%, në vitin 2022, 66%, në vitin 2023, 69% si dhe në vitin 2024 deri në muajin tetor, 45 %.

Kjo shpërputhje e vazhdueshme ndërmjet asaj që është planifikuar dhe mos zbatimit të tyre, mund jetë pasojë qoftë e dembelisë, paaftësisë në planifikim apo shpërfillje e nevojave reale ekonomike në Kosovës. Sepse është absurde, derisa vendi përballet me presione të shumëfishta, me këtë shkallë të lartë të papunësisë, e shumë të rinj e të reja detyrohen ta kërkojnë shpëtimin ekonomik në Perëndim, mbartësit e pushtetit t’i mbartin mjetet financiare të shtetit nga njëri vit në tjetrin./tvarbëria/

Themes by WordPress