Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Demaku për procesin në Hagë: Të bëjmë çdo gjë që mundemi që drejtësia të mos zëvendësohet me padrejtësi

Demaku për procesin në Hagë: Të bëjmë çdo gjë që mundemi që drejtësia të mos zëvendësohet me padrejtësi

Fadil Demaku, deputet i PDK-së ka reaguar pas rrëzimit të mocionit për Thaçin dhe të tjerët nga Gjykata Speciale.

Demaku ka thënë se ky vendim është zhgënjyes, duke shtuar se vendi duhet të bëjë gjithçka që është në dorën e tij që drejtësia të mos zëvendësohet me padrejtësi.

“Në të kundërtën, do ta vërtetojmë atë që, si shumë herë në historinë tonë, në momente vendimtare ka dominuar smira, ngathtësia e injoranca, para aftësisë për të reflektuar për qëllime madhore.”, ka shkruar Demaku në Facebook.