Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Demaku, ka deklaruar se pas viteve të qeverisjes së keqe dhe dështimeve të njëpasnjëshme, shoqëria kosovare duhet të reflektojë për drejtimin që do të marrë vendi.
Sipas tij, veçanërisht gjatë nëntë muajve të fundit, ka pasur, siç e cilëson ai, një dështim të qëllimshëm në funksionimin e institucioneve nga ana e kryeministrit Albin Kurti, gjë që ka dëmtuar rëndë stabilitetin institucional dhe besimin e qytetarëve.
“Besoj fuqishëm se pas gjithë këtyre dështimeve do të ketë reflektim shoqëror, sepse kandidatura e Bedri Hamzës përfaqëson një mundësi të artë për qytetarët e vendit tonë,” ka deklaruar Demaku.
Ai ka theksuar se Hamza ofron profesionalizëm, përvojë dhe vizion për zhvillim ekonomik, duke shtuar se vendi ka nevojë për një qasje të re politike që garanton stabilitet, zhvillim dhe rikthim në rrugën e integrimeve ndërkombëtare.