Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Demaçi sot do t’i mbushte 90 vjet, Thaçi 10 vjet më parë ishte betuar si President, Bedri Hamza del me një postim

Demaçi sot do t’i mbushte 90 vjet, Thaçi 10 vjet më parë ishte betuar si President, Bedri Hamza del me një postim

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka publikuar një fotografi të Hashim Thaçit me Adem Demaçin, duke kujtuar dy data; lindjen e Demaçit 90 vjet më parë e betimin e Thaçit president 10 vjet më parë.

“Ua gjeta këtë fotografi si kujtim i dy datave të rëndësishme: 90-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, frymëzimit të shumë brezave të patriotëve që bënë histori në vendin tonë, si dhe 10-vjetorit të zgjedhjes së Hashim Thaçi si President. Në ditëlindjen e tij, dhjetë vjet më parë, një tjetër patriot i madh u betua si President i Kosovës së pavarur, duke kthyer sakrificën në institucion dhe ëndrrën në shtet”.

Baca Adem, thotë Hamza, mbetet figurë e qëndresës, humanizmit dhe sakrificës për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor.

“Edhe sot, vlerat e tij dhe të çdo luftëtari të lirisë po mbrohen me dinjitet nga çlirimtarët tanë, në burgun e fundit politik për popullin tonë. Liri. Drejtësi”.