Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Deliu reagon për grurin: Ju mashtroni edhe në bukë e mundin e bujqve

Deliu reagon për grurin: Ju mashtroni edhe në bukë e mundin e bujqve

Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shkruar në Facebook për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti e ministrin e tij të Bujqësisë, Faton Peci, të cilët me moton “buka e motmotit”, kanë promovuar sukses në korrjen e grurit.

Deliu ka thënë se po mashtroni edhe në bukë e mundin e bujqve.

“Të njëjtit që kanë abuzu me rezervat e shtetit, sot po flasin në vetën e parë, thua ti se vetë e kanë mbjellë e po e korrin grurin. Ju mashtroni edhe në bukë e mundin e bujqve e hidhni poshtë vazhdimisht. Shtoni subvencionet e mbështetjen për bujqit, e mos ua merrni lavdin e hakun”, ka shkruar ajo.