Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti “e ka frikë PDK-në” dhe për të njëjtin thotë se “është ndërtuar si anti-UÇK, si anti-shtet, dhe si anti-Kosovë”.
Sipas Deliut, Kurti “nuk mund të rrijë pranë PDK-së sepse nuk i duron vlerat që ne përfaqësojmë: lirinë, dinjitetin dhe shtetin”.
Reagimi i Deliut:
Albin Kurti e ka frikë vetëm Partinë Demokratike të Kosovës. E di se me PDK-në nuk mund të bashkëpunojë, sepse vetë ekzistenca e tij politike është ndërtuar mbi urrejtjen ndaj luftës çlirimtare, ndaj UÇK-së dhe ndaj themeluesve të shtetit të Kosovës.
Ai është ndërtuar si anti-UÇK, si anti-shtet, dhe si anti-Kosovë.