Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas publikimit të Aktgjykimit të plotë të Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit.
Ajo ka thënë se ky vendim ka konfirmuar që pushteti e ka zvarritur qëllimisht konstituimin e Kuvendit.\
“Ky vendim është shuplakë për ata që mendojnë se rregullat kushtetuese shkelen sipas interesit politik.”, ka shkruar ajo.
Tutje Deliu-Kodra thotë se ky vendim është fitore për demokracinë në Kosovë.
“Kosova meriton institucione funksionale, me rregulla të qarta dhe llogaridhënie të plotë. Ky është një hap i madh drejt forcimit të standardeve demokratike në vend.”, ka deklaruar deputetja.