Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Deliu-Kodra për dështimin e mbledhjes së Kryesisë: Po shohim degradim e zvarritje në punën e institucionit

Deliu-Kodra për dështimin e mbledhjes së Kryesisë: Po shohim degradim e zvarritje në punën e institucionit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, konsideron se ka degraduar puna në Kuvendin e Kosovës, pasi po zvarriten shumë pika të rendit të ditës.

Pas dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Deliu-Kodra, tha se kërkesa e tyre për Projekt-rezolutën për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës, do të diskutohet javën e ardhshme.

“E patë se sot nuk kishte kuorum për mbledhje po e shohim që ka një degradim të punës, janë disa pika që presin të shqyrtohen e ne kemi zvarritje në punën e institucionit. Javën e ardhshme PDK-ja do ta shqyrtojë migrimin e qytetarëve të Kosovës, do të shohim nëse Qeveria do jetë prezente”, tha ajo.

Deliu-Kodra përmendi edhe sanksionet, duke thënë se aleatët ndërkombëtarë duhet të ruhen.
Ne kemi shënuar javën e kaluar përvjetorin e pavarësisë nuk ka pasur asnjëherë përvjetor më të zbehtë, edhe sanksionet qe i ka Kosova tash e sa kohë do ishte më e udhës të hiqen, po e them partneriteti duhet të forcohet, aleatët të ruhen edhe në BE, edhe për njohje të reja.

/TV Arbëria

Themes by WordPress