Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Deliu-Kodra: Mbajtja e mbledhjes së sotme të Kryesisë, akt i hapur jokushtetues

Deliu-Kodra: Mbajtja e mbledhjes së sotme të Kryesisë, akt i hapur jokushtetues

Blerta Deliu-Kodra, deputete e PDK-së ka thënë se mbajtja e mbledhjes së sotme të Kryesisë, në mungesë të një nënkryetari, është akt i hapur jokushtetues dhe bie ndesh me standardet ligjore dhe institucionale të vendit.

“Kjo po ndodhë për shkak të zvarritjeve të qëllimshme të procesit nga koalicioni fitues, i cili, duke shmangur detyrimet kushtetuese, po e mban peng konstituimin e plotë të Kuvendit dhe funksionimin normal të institucioneve.”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje Deliu-Kodra ka shtuar se “qytetarët kanë votuar për stabilitet dhe zhvillim, jo për bllokada dhe manovra politike që cenojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit”.