Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Deliu-Kodra: Kuvendi të enjten diskuton raportin e DASh-it

Deliu-Kodra: Kuvendi të enjten diskuton raportin e DASh-it

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se të enjten Kuvendi i Kosovës do të diskutojë rreth gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili si problematikë e ka përmendur korrupsionin e sundimin e dobët të ligjit.

Pas përfundimit të mbledhjen e kryesisë, Deliu-Kodra ka thënë se paraprakisht do të mbahet seancë solemne në nderë të komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra e dëshmorëve tjerë të Drenicës.

“Në ditën e enjte do të mbahet edhe një seancë solemne për nderim të komandanti të UCK-së, Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve dhe martirëve të rënë në Drenicë. Pas kësaj do të diskutohet për raportin e DASh-it”, ka thënë ajo.

“Çështja e dorëzimit të draftit të Asociacionit nuk është çështje e opozitës, është çështje e Qeverisë. Mbetet të shihet javët në vazhdim dhe nëse Qeveria me angazhimin ose mosangazhimin e saj do të mundësoj anëtarësimin e Kosovës në KiE”, ka thënë ajo.

“Sa i përket Kodit Civil është kompetencë e shumicës parlamentare që të deklarohet, sepse  dinë që PDK nuk merr pjesë në votime për shkak të dështimeve të qeverisë”, u shpreh ajo.

Powered by WordPress