Blerta Deliu-Kodra, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kritikuar ashpër presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në lidhje me deklaratën rreth ish-presidentit, Hashim Thaçit.
Osmani gjatë fjalimit vjetor në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se “Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar”.
Për këtë, Deliu e ka cilësuar Osmanin si “përçarëse”.
Sipas Deliut Thaçi do ta fitojë betejën ndaj Serbisë dhe Rusisë, por thotë se do të triumfojë edhe ndaj liderëve institucional të Kosovës që i cilëson si “vogëlsira”.
“Në mungesë të sukseseve presidentja përçarëse Vjosa Osmani po mundohet t’i mbuloi dështimet duke vazhduar shpifjet për Presidentin Thaçi, i cili, në Hagë, po ballafaqohet me fabrikimet e Serbisë dhe Rusisë”.
“Presidenti Thaçi dhe të tjerët do të dalin fitimtarë në këtë betejë me Serbinë dhe Rusinë, por edhe me vogëlsinë e disa liderëve institucional të Kosovës”, ka shkruar Deliu në Facebook. /TV Arbëria