Deputetja e PDK’së Blerta Deliu Kodra tha se bashkëpartiakja e saj Ganimete Musliu sot kërkoi të vetëm të flaës në foltoren e Kuvendit, por që kjo sipas Delit, nuk iu lejua.
Teksa shtoi se “ata që për vite me radhë kanë sulmuar institucionet, që kanë goditur me gurë policët e Kosovës, e që s’kanë kursyer asgjë për të marrë pushtetin me çdo mjet, sot po sulmojnë Ganimete Musliun, vetëm sepse kërkoi të fliste në Kuvend”.
Reagimi i plotë:
Ganimete Musliu nuk kërkoi shumë. Kërkoi vetëm të flasë. Në një Kuvend që duhet të jetë shtëpia e fjalës së lirë, as kjo nuk iu lejua.
Ajo nuk përdori forcë, nuk ofendoi, nuk ndërpreu askënd.
Thjesht priti radhën që nuk ia dhanë.
Ata që për vite me radhë kanë sulmuar institucionet, që kanë goditur me gurë policët e Kosovës, e që s’kanë kursyer asgjë për të marrë pushtetin me çdo mjet, sot po sulmojnë Ganimete Musliun, vetëm sepse kërkoi të fliste në Kuvend.
Kjo mendësi, kjo arrogancë nuk kalon. Nuk do të kalojë, asnjëherë.