Blerta Deliu-Kodra, deputete nga PDK i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se ajo së bashku me disa kolegë, duke votuar pro Ligjit për Amnistinë, i ka falur kriminelët serbë.
Deliu-Kodra tha se votimi i këtij Ligji nuk parashihet faljen e kriminelëve serbë.
“Ky ligj nuk ka përfshirë as vrasje, as krime të luftës. Ka qenë pjesë e një procesi të vështirë politik, por kurrë nuk ka pasur qëllim të falë kriminelë.”, ka shkruar Deliu-Kodra.
Sipas saj, retorika e Kurtit po e dëmton rëndë unitetin kombëtar, në Kosovë dhe përtej saj.
“Po kjo qeveri ka bashkëpunuar edhe me njerëz të lidhur me Milan Radoiçiqin, për të përjashtuar veteranët e UÇK-së nga e drejta për pagën minimale. Kjo është e padrejtë dhe e dhimbshme.”, ka shkruar tutje ajo.